Çfarë Pastrojmë?
Deep Cleaning është pastrimi standard i Xix Albania. Shërbimi organizohet sipas sektorëve të pronës dhe përfshin pastrimin, larjen dhe përfundimin e sipërfaqeve të aksesueshme.
🛁 Banjo
Në banjo pastrojmë dhe lajm:
- WC-në, brenda dhe jashtë
- Lavamanët dhe rubinetat
- Vaskën dhe piletën e dushit
- Kabinën e dushit dhe xhamin e dushit
- Pllakat dhe fugat e aksesueshme
- Pasqyrat
- Mobiliet dhe sipërfaqet e aksesueshme
- Dyert dhe dorezat
- Kanalizimet e aksesueshme
- Dyshemenë, përfshirë skajet dhe qoshet
🪟 Xhamat
Pastrimi i dritareve përfshin:
- Xhamat
- Kornizat e aluminit
- Parvazet
- Kanalizimet e dritareve
🍳 Kuzhina
Kuzhina pastrohet në pjesët e aksesueshme:
- Kundrabufet dhe elementët e kuzhinës, brenda dhe jashtë
- Sipërfaqet e sipërme dhe të poshtme
- Hapësirat e aksesueshme poshtë elementëve
- Heqja e mbulesave mbrojtëse, kur është e mundur
- Frigoriferi, brenda dhe jashtë
- Mikrovala, brenda dhe jashtë
- Furra, brenda dhe jashtë
- Banakët, lavamanët dhe rubinetat
- Pllakat dhe dyshemeja
🛏️ Dhoma e Gjumit
Pastrojmë:
- Komodinat, tavolinat, dhe mobiliet
- Sipërfaqet e jashtme të dollapëve
- Dyert dhe dorezat
- Kornizat, skajet dhe qoshet
- Hapësirat e aksesueshme rreth mobilieve
- Krevatin nga pluhurat dhe dyshemenë
🛋️ Dhoma e Ndenjes
Pastrojmë:
- Mobiliet, tavolinat dhe raftet
- Sipërfaqet e aksesueshme
- Pajisjet elektronike nga jashtë
- Dyert, dorezat, kornizat, skajet dhe qoshet
- Hapësirat e aksesueshme rreth dhe poshtë mobilieve
- Dyshemenë
🧹 Dyshemeja
Dyshemetë trajtohen me larje dhe tharje profesionale, duke përdorur metodën dhe mjetet e përshtatshme për llojin e sipërfaqes. Procesi përfshin:
- Heqjen e pluhurit dhe papastërtive
- Vacuumimin dhe larjen
- Trajtimin e njollave të përshtatshme për sipërfaqen
- Pastrimin e skajeve dhe qosheve
- Tharjen e sipërfaqes
Deep Cleaning nuk kufizohet vetëm te heqja e pluhurit. Sipërfaqet lahen dhe më pas thahen me mjete profesionale. Përdorimi i kontrolluar i ujit është pjesë e mënyrës sonë të punës dhe përshtatet sipas sipërfaqes që trajtohet.
White Touch
White Touch është elementi ynë dallues në përfundimin e pastrimit. Mikrofibra e bardhë përdoret për tharjen dhe përfundimin e çdo ambienti.
Standardi Xix Albania
Pajisje profesionale. Produkte të përzgjedhura. Ekip i testuar.
Përdorim makineri profesionale Kärcher. Veglat tona të punës janë të importuara nga Italia. Detergjentët që përdorim janë të importuar nga Greqia dhe shoqërohen me certifikatë pronësie. Produktet dhe pajisjet zgjidhen sipas llojit të sipërfaqes dhe kërkesës së pastrimit.
Ekipet Xix Albania
Shërbimet realizohen vetëm nga ekipe nën kontratë me Xix Albania. Anëtarët e ekipeve kalojnë procesin tonë të përzgjedhjes dhe testimit, i cili përfshin 21 pastrime testuese përpara se të punojnë sipas standardit Xix.
Deep Cleaning
Standardi ynë.
Deep Cleaning është shërbimi standard i Xix Albania dhe përfshin sektorët dhe proceset e përcaktuara në këtë faqe. Nëse prona ka nevoja përtej këtij standardi, mund të shtohen shërbime të tjera.
Shërbime me Vlerë të Shtuar
Mund të shtohen:
- Larja e perdeve
- Hekurosja
- Larja e enëve për më shumë se një vakt
- Larja e dyshekëve
- Pastrimi i thellë i këndit/divanit
- Larja e tapeteve/qilimave
Në varësi të ofertës ose periudhës, disa prej këtyre shërbimeve mund të përfshihen në paketa të veçanta.
Total Cleaning
Deep Cleaning + shërbimet shtesë që kërkon prona.
Total Cleaning kombinon Deep Cleaning me një ose më shumë shërbime me vlerë të shtuar. Kjo i jep klientit mundësinë të përshtatë pastrimin sipas nevojave konkrete të pronës. Përpara fillimit të shërbimit përcaktohet qartë çfarë përfshihet në rezervim dhe cilat shërbime shtesë janë zgjedhur.